E martë, 13 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Policia dhunon qytetarin, agravon situata para Ministrisë së Arsimit, nisin arrestimet

Ka agravuar situata në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të studentëve, ndërsa disa prej tyre kanë kaluar rrethimin dhe janë futur brenda perimetrit të institucionit.

Reklamë

Situata është tensionuar, me studentët dhe protestuesit që kanë vijuar thirrjet e fuqishme në shenjë kundërshtimi. Ndërkohë, policia u ka bërë thirrje protestuesve të largohen dhe të lirojnë rrugën dhe më pas ka nisur sulmin me gaz lotsjellës dhe ujë me piper.

Nga videot e siguruara nga gazetarja e Vizion Plus Sesila Frangu, e cila ndodhet në terren, shihet edhe një përplasje mes një polici dhe një qytetari, ku ky i fundit qëllohet nga efektivi.

Po ashtu, mësohet se policia ka nisur edhe shoqërimet e para të protestuesve në komisariat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.