E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Po transportonte 5 sirianë, bie në pranga një person nga Kruja

Bien në pranga një 44-vjeçar, i dënuar më parë me 16 vite burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, ku së fundmi është ndaluar duke transportuar emigrantë.

A. F., 44 vjeç, banues në Krujë, u arrestua gjatë ditës së sotme nga policia gjatë operacionit të koduar, “Shtegtari”.

Reklamë

Ky person dyshohet se është konstatuar nga shërbimet e Policisë në autostradën Krujë-Laç, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 5 shtetas sirianë, emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti tip “Volkswagen” dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”./VIZION PLUS/

Vazhdo të lexosh

Reklamë