E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Po transportohej në spital me ambulancë, humb jetën 30-vjeçarja nga Përmeti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet mesditën e djeshme. Policia njofton se një 30-vjeçare ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë në drejtim të spitalit të Gjirokastrës.

Bëhet fjalë për 30-vjeçaren M.F, banuese në fshatin Piskovë. Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtimesh të tjera, bën me dije policia.

Reklamë

Nuk dihet arsyeja që e reja po dërgohej në spital.

Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë