Subscribe

Dalin fotot e anëtarëve të familjes Gushi që humbën jetën mëngjesin e kësaj të premteje në një aksident rrugor në autostradën Fier-Vlorë.

 

Viktimat janë Eduart Gushi, 44-vjeç, bashkëshortja e tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe si dhe dy vajzat e tyre të mitura të moshës 9 dhe 14 vjeç. Ata po lëviznin me një mjet tip “Toyota” me targa greke, kur u goditën nga mbrapa nga një makinë tip “Audi”.

 

Si pasojë e përplasjes, dy automjetet dolën nga rruga dhe përfunduan në kanal. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kripa”, pranë fshatit Panaja, ndërsa mjeti tip “Toyota” me të cilin po udhëtonte familja Gushi u shkatërrua totalisht.

 

Po ashtu, u plagosën dhe Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi që ndodheshin në mjetin tip “Audi”, njëri prej të cilëve shoferi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *