E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Po lëvizte me shpejtësi, shoferi i fuoristradës humb kontrollin dhe tërheq zvarrë 62-vjeçarin shqiptar në Greqi

Greqi -Një 62-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti të ndodhur në zonën e Lentarianëve.

Drejtuesi i një fuoristrade, teksa po lëvizte me shpejtësi, humbi kontrollin e mjetit, u ngjit në trotuar dhe tërhoqi zvarrë 62-vjeçarin.

Reklamë

Siç raportojnë autoritetet policore, drejtuesi i mjetit ka vazhduar pa ndalur duke lënë të plagosurin të shtrirë.

62-vjeçari u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Chanias.

Reklamë

Mësohet se shqiptari po shkonte të merrte biçikletën e parkuar pranë trotuarit, kur u godit nga fuoristrada.

Njësia e Qarkullimit në Chania po heton aksidentin ndërsa është shpallur në kërkim drejtuesi i mjetit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë