Subscribe

Kryetari i PD, Lulzim Basha denoncoi se numri real i viktimave nga koronavirusi është fshehur. Për këtë ai kërkoi një reagim sa më të shpejtë nga prokuroria. Sipas Bashës, ekzistojnë prova që faktojnë diçka të tillë.

 

“Gjatë ditës së djeshme kam bërë thirrje që prokuroria të sekuestrojë urgjent provat nga morgu i Tiranës. Lajmi është shokues. Denoncimi është i ardhur nga personeli me integritet shëndetësor, jo nga PD. Të dhënat janë aty. Çfarë pret prokuroria? Pret që t’i manipulojë Edi Rama? Po merr të dhëna që të manipulojë të dhënat. Ky është një lajm shokues. Fshehja e numrit të viktimave është lajm tronditës. Ky është krim i shumëfishtë. Krimi i parë është se ka ulur në sy të publikut rrezikun. Së dyti, duke fshehur numrin e viktimave, ke fshehur marrjen e përgjegjësisë. Ky moment nga denoncimi deri te konferenca që do bëjë kryeministri nesër, do të jetë vetëm manipulimi i provave. Prokuroria të shkojë të marrë provat”, u shpreh lideri i opozitës për mediat.

 

Lulzim Basha bëri me dije se PD ka në dorë prova që tregojnë të vërtetën për numrin e vdekjeve.

 

“Ne kemi kopjet tona me emër dhe mbiemër, datë për datë, Prokuroria të mos lejojë të manipulohen provat. Të vërtetën e dinë të gjithë mjekët dhe personeli mjekësor.”

 

Deklaratat kreu demokrat i bëri pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *