E martë, 13 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Po bënin gara me motorë elektrikë, aksidentohen 3 adoleshentët në Berat, dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat, tek rreth-rrotullimi në dalje të qytetit. Tre minorenë, të moshës 16-vjeç, të cilët kanë qenë duke bërë gara me njëri-tjetrin me motora elektrik, kanë humbur kontrrollin në rreth-rrotullim dhe janë përplasur.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat në gjendje të rëndë. Dy prej tyre,të cilët kanë pësuar dëntime të rënda në kokë, janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë. Ndërkohë që minoreni i tretë, i përfshirë në aksident ndodhet në Spitalin e Beratit, jashtë rrezikut për jetën, me fraktura të shumta.

Reklamë

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, që janë duke kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.