Shtyrja e rivlerësimit deri në 2027, ekspertët: Nismë pozitive, pasi interesi është shumë i lartë

Propozimi i mazhorancës për të shtyrë afatin e rivlerësimit të pronave deri në dhjetor të vitit 2027 mirëpritet nga grupet e interesit.
“Është një lajm shumë i mirë, të cilin ne jo vetëm e mirëpresim, por edhe e kemi kërkuar prej 2-3 muajsh. Nuk është nisur thjesht nga një dëshirë e palogjikshme, por nga shifrat që kemi aktualisht, të cilat tregojnë se kjo fushatë ka qenë super e suksesshme në krahasim me fushatat e mëparshme”, tha Reinaldo Pipiria, Shoqata e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme
Shifrat, sipas njohësve të tregut, tregojnë për një interes të lartë të qytetarëve gjatë kësaj periudhe për të përfituar nga ky proces.
“Në vetëm 6 muaj rivlerësim,pa llogaritur janarin dhe shkurtin sepse ishin pa riovlerësim, deri në fund të gushtit është mbledhur tatim sa për të gjityhë vitin 2025. Shtatori ka mjaftuar për të rikuperuar vitet më të mira qoftë edher në pjesën e kontratave të shitlbjeres, deri në fund të tetorit kanë qenë dioku te 40 mijë transaksione, kontrata shitblerje, shumë më tepër sesa e gjithë 2025 kur ishin 32 mijë kontrata shitlbjere në ASHK. Nëse marrim mesataren mujore, deri në fund të tetorit kemi pasur diku te 28.218 aplikime për rivlerësim çka na tregon që deri në fund të 2026 do të jemi 25% më mirë në numra, pra jo vetëm në para, sesa në vitet e mira të procesit të rivlerësimit, kur kishim 35 mijë aplikime mesatare vjetore të raportuara nga ASHK”, shtoi Pipiria.
Kërkesa më e lartë për procesin e rivlerësimit është regjistruar në kryeqytet, pasuar nga qytetet bregdetare.
“E kryeson Tirana, 40% e procesit të rivlerësimit si në numër aplikimesh edhe në vlerë monetare vijnë nga Tirana. Tregu në 2-3 vite ka akumuluar mjaftueshëm kapital dhe vlerë që ka pasur mëse të domosdoshme për të reflektuar në treg. Vendi i dtë që ka pasur prurje janë Vlora dhe Durrësi, këto na përputhen edhe me të dhënat që ne jemi për tempin e rritjes së çmimeve. Tirana ka një reflektim të mirë tashmë të rritjes së çmimeve të pronave, ka ulje të ritmit të rritjes”, tha Pipiria
Sipas agjentëve, është e domosdoshme që kjo fushatë të vazhdojë jo vetëm për të ulur presionin e rritjes së çmimeve, por edhe për më shumë ofertë gjatë vitit 2027, kur pritet një kërkesë më e shtuar për shtëpi për shkak të programit të ri të strehimit.




