E premte, 27 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dhelpra sulmon 12-vjeçaren në qendër të qytetit, e mitura përfundon në spital me plagë

Një vajzë 12-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pas sulmit të papritur nga një dhelpër në qytetin Großenhain, në Saksoni të Gjermanisë.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 23 nëntor, ndërsa e mitura po priste një shoqe jashtë një qendre rinore dhe po hante një panine. Dhelpra iu afrua papritur dhe e kafshoi në këmbë dhe në krah. Sipas dëshmisë së nënës së saj, kafsha nuk e lëshonte vajzën, edhe pasi ajo hodhi ushqimin.

Për largimin e dhelprës u desh ndërhyrja e tre burrave, ndërsa 12-vjeçarja u transportua në spital, ku mori trajtimin e nevojshëm. Ajo tashmë është kthyer në shtëpi.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se më herët kishte pasur disa raportime për praninë e një dhelpre me sjellje të pazakontë në zona të banuara. Ndërkohë, përgjegjësi i zonës së gjuetisë e konsideron të pamundur që agresiviteti i kafshës të jetë shkaktuar nga tërbimi.

Rasti është referuar pranë autoriteteve përkatëse, ndërsa ende nuk është vendosur se si do të veprohet me kafshën. Një nga propozimet është vendosja e kurtheve për kapjen e saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.