Një plumb i dalë sipas të gjitha gjasave nga policia belge, ka shkaktuar një ngjarje të rëndë në Belgjike.

Forcat e sigurisë  ndoqen në rajonin Namur, një furgon të mbushur me klandestinë kurdë në autostradë.

Ndjekja zgjati më shumë se 1 orë dhe më pas nisën të shtenat e policisë ndaj furgonit me 26 klandestinë. Si pasojë e të shtënave më arme gjeti vdekjen një fëmijë I mitur dy vjec.

Zëdhënesi i policisë gjithsesi nuk ka zyrtarizuar faktin nëse plumbat që goditën fëmijën e mitur dolën nga armet e agjenteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *