Subscribe

 “ Lirie Xhepa 49 vjeç u gjet e vrarë më armë zjarri pistoletë, pranë kodrave të liqenit të Sharrës mëngjesin e së enjtes. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të krimit të rëndë ”

 

Menjëherë pas ngjarjes policia shoqëroi dy djemtë e viktimës por edhe disa banorë të zonës të cilët mund të kenë dijeni për vrasjen.

 

Gruaja e vrarë prej vitesh ishte e ve pasi burri i saj kishte nderruar jetë ndërsa banorët e zonës shprehen të habitur për krimin e rëndë.

 

“ Jetonte me djemte e saj pasi burri ka vite qe I ka vdekur.  Se di ca te them. jam habitur. ”

 

 

Ekpertët e krimeve ndaj jetës dhe prokurori që mbërritën në vendngjarje nuk kanë ende një motiv për vrasjen e 49 vjeçares.

 

Dëshmitë e familjarëve të saj pritet të hedhin më shumë dritë mbi vrasjen e gruas.

 

Vendi ku u gjet trupi i pajetë ndodhet jo shumë larg banesës së 49 vjeçarës ndërsa provat pritet të përcaktojnë nëse është ekzekutuar aty apo është transportuar për të fshehur gjurmët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *