Subscribe

Mbyllja e vendgrumbullimit të mbetjeve në Porto Romano, ka bërë që prej disa ditësh Bashkia e Durrësit të kërkojë vende te tjera. Pas protestave të banorëve në Sukth dhe Manzë të cilët kundërshtuan depozitimin e mbetjeve u përfol se po shihej mundësia se do te  depozitoheshin në gjirin e lalëzit, e më konkretisht pranë plazhit të Shën Pjetrit. 

Por një lajm i tillë nuk rezulton i vërtetë. Grupi i xhirimit të “Vizion Plus” ishte këtë të mërkurë në Gjirin e Lalëzit, ku monitoroi nga afër situatën.

Në terren pamja flet vetë: kudo ka kazanë për mbeturinat, si anës rrugës ashtu dhe brenda zonës së plazhit. Ndërkohë edhe vetë banorët shprehen se e gjithë zona është e pastër dhe se nuk kanë problem me çështjen e mbetjeve.

Në lidhje me këtë problematikë, “Vizion Plus” u interesua edhe pranë Bashkisë së Durrësit, e cila bëri me dije se mbetjet nuk janë depozituar asnjëherë në Gjirin e Lalëzit.

Sipas autoriteteve vendore, të gjitha mbetjet urbane për katër muajit e ardhshëm do të depozitohen në landfillin e Sharrës. Kjo pasi Ministria e Financave i ka akorduar bashkisë një fond prej 1.5 mln eurosh me qëllim mbulimin e kostos së transportit.      

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *