Një çift shqiptarësh nga Kosova janë plagosur me armë zjarri orët e para të mesnatës në Zvicër.

 

Bëhet fjalë për një 46-vjeçar, i cili ka marrë plagë të rënda në fytyrë. Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij, 43 vjeçe është në gjendje me të mirë shëndetësore.

 

Si autor i dyshuar i plagosjes së dyfishtë ka përfunduar në pranga një 23-vjeçar. Po ashtu, edhe ky i fundit identifikohet si shqiptar i Kosovës.

 

Shkaku i konfliktit që përfundoi në përdorimin e armës nuk është bërë ende me dije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *