Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të premte në Fier.

Ai u qëllua me armë zjarri nga R. M., 44 vjeç, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Sakaq, nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurit, P.P., i cili po merr mjekim në spitalin e Fierit.

Vijon krehja e zonës, si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të Fierit për kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *