E diel, 11 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pjetër Kaza u ekzekutua sot në oborrin e shtëpisë! Pista kryesore hakmarrja, 2 vëllezër të vrarë brenda vitit

Historia tragjike e gjakmarrjes mes fiseve Kaza dhe Gjini ka shënuar një tjetër viktimë. Mëngjesin e sotëm, Pjetër Kaza, 57 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Tale, në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja vjen një vit pas një tjetër atentati ndaj familjes Kaza. Më 6 maj 2024, Agustin Kaza, 44 vjeç, vëllai i viktimës së sotme, u qëllua me breshëri në një kafene në komunën Schaarbeek të Brukselit. Ai ndërroi jetë një javë më pas, në spital, si pasojë e plagëve të marra – një plumb në kokë dhe tre në gjoks. Autori i atentatit në Belgjikë nuk është identifikuar ende nga autoritetet vendase.

Reklamë

Familja Kaza, me origjinë nga Oroshi i Mirditës, është përfshirë prej dekadash në një konflikt të gjatë dhe të përgjakshëm me fisin Gjini. Ky përshkallëzim dhune ka si pikënisje vitin 1997, kur Martin Kaza, vëllai i dy viktimave të fundit, u dënua për vrasjen e dy vëllezërve Gjini, ngjarje e ndodhur më 3 korrik 1997 në Mirditë. Vrasja dyshohet se ishte hakmarrje për vrasjen e një tjetër vëllai të Kazës, i cili kishte qenë shef i krimeve dhe ishte vrarë në vitin 1994.

Martin Kaza u ekstradua nga Britania e Madhe në Shqipëri në dhjetor të vitit 2017 dhe po vuan dënimin prej 22 vitesh burg.

Reklamë

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë