E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Korçë, pronar i autobusit ku u gjet heroinë

Pezullohet nga detyra shefi i hetimit te krimit ne Drejtorinë e Policisë se Korçës. Vendimi për Edmond Çelen është marre nga shërbimi i kontrollit te brendshëm dhe shqyrtimit te ankesave pas kapjes se dy kilogramëve heroine ne autobusin e linjës Tirane- Athine. Njeri nga bashkëpronaret e agjencisë qe kryen këtë shërbim është edhe efektivi i policisë Edmond Çela.

 

Ndërkohë çështja i ka kaluar për hetim te mëtejshëm prokurorisë se krimeve te renda. Ngarkesa e drogës u gjet ne autobus nga policia greke pas kontrollit te imtësishem ndërsa kishte mundur te kalonte kufirin shqiptar. Pas kapjes se lende narkotike u arrestua shoferi i mjetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë