Pezullohet nga detyra këtë të martë Shefi i Komisariatit te Lezhes, Nik Nikolli, ndërsa nuk dihen ende detajet që kanë çuar në marrjen e këtij vendimi.

Burime konfidenciale bejne me dije se Prokuroria ka nisur hetimet ne lidhje me nje sasi te konsiderueshme kanabis te zbular disa dite me pare ne zonen e Kashnjetit, ndërsa dyshohet se kjo mund të jetë arsyeja që ka çuar ne pezullimin e Nikollit.

Sipas burimeve, pritet te kete perfshirje te gjerë ne hetimin ndaj kesaj sasie prej rreth 2000 rrenje kanabis te gjetur ne njesine e Ungrejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *