Përfaqësuesi i LSI në tryezën e reformës zgjedhore, Petrit Vasili u shpreh prerë se opozita nuk do të tërhiqet nga propozimet e saj.

Duke folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së radhës, Vasili tha se teknologjia në zgjedhje mbetet kushti kryesor.

Ai shtoi se mazhoranca kundërshton për këtë çështje duke përdorur argumente bajate.

“I gjithë modeli i socialistëve është vetëm legjitimimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, ku numëruesit dhe komisionerët e qeverisë, tani të bëhen me ligj. Kërkon që të mbushë votat në tavolinë dhe t’i numërojë vetë, ashtu siç bëri në 30 qershor. Opozita nuk tërhiqet asnjë centimetër nga ato standarde që janë aktualisht dhe të hyjë në standarde që nuk kanë qenë asnjëherë. Partia Socialiste synon të minojë reformën zgjedhore, duke e miratuar në mënyrë të ngjashme. Propozimi i opozitës nuk i jep asnjë privilegj opozitës, por vendos në kushtet të barabarta qeverinë dhe opozitën në komisionet e administrimit zgjedhor. Por, PS nuk kërkon paritet, por kërkon që të mos ketë asnjë sy tjetër në tavolinë. Argumenti është një argument bajat, me idenë se nuk mund të realizohet. Në 5 mijë qendra PS nuk e bën dot, ndërsa në shtetet ku votojnë nga 200 milionë njerëz, bëhet. PS e bën për koncesionet, por për zgjedhjet nuk e bën dot. Kemi një politikën.”

Ndonëse në limitet e kohës, as mbledhja e kësaj të shtune e Këshillit Politik nuk prodhoi dakordësi mes palëve.

Afati i fundit për partitë që të gjejnë kompromisin për reformën zgjedhore është e diela.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë kërkuar deri në 31 maj nga ambasadorët, që ditët e fundit kanë shtuar presionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *