Domatet janë një nga ushqimet më të pasura në vlera ushqyese. Përmbajnë vitamina A,C, E, K dhe kompleksin e plotë vitaminës B6; hekur, zink, antioksidantë, acid malik që është i rëndësishëm për trejtjen dhe rigjenerimin e lëkurës etj. Një ndër substancat kryesore që gjendet tek domatja është licopeni, një antikosidant i rëndësishëm që mbron lëkurën nga veprimi i radikaleve të lira, rrezet ultravjollcë dhe lufton plakjen e parakohshme. Por domatet mund të përdoren edhe për trajtimin e problematikave të ndryshme si p.sh aknet, rrudhat e para, poret e hapura si dhe rregullojnë nivelin e yndyrës në lëkurë.

Aknet: Duke qenë se domatja është shumë e pasur me antioksidantë,ato kanë fuqi të madhe vepruese mbi aknet. Merrni një domate dhe priteni në formë rrethore dhe masazhoni zonat ku keni më shumë akne. Lëreni të veprojë për 5 minuta dhe në fund lani fytyrën me ujë të ftohtë. Nëse përdorni rregullisht këtë maskë për një kohë të shkurtër do të shihni një përmirësim të mahnitshëm.

Maskë për rrudhat e para: Merrni dy domate mesatare dhe ziejini për 2-3 minuta, kohë e mjaftueshme që të zbuten dhe t’u hiqet më lehtë cipa. Pasi t’i keni qëruar, kalojini në blender derisa të bëhen pure. Shtoni dy lugë çaji mjaltë organik, dy lugë çaji vaj esencial limoni dhe një lugë çaji arrë kokosi. Përziejini të gjithë ingredientët dhe lëreni të pushojnë për pak minuta. Më pas përhapeni në fytyrë me gishta dhe lëreni të veprojë për 25 minuta. Do të ndieni fillimisht një shtrëngim të lehtë, por nuk keni pse shqetësoheni. Mos e aplikoni rreth zonës së syve. Lani fytyrën tuaj me ujë të nxehtë dhe më pas me ujë të ftohtë.Lëkura juaj do të jetë më e butë, plot ndriçim dhe rrudhat rreth buzës dhe zonës së vetullave nuk do të duken fare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *