Këshilli Mbikëqyrës i kompanisë se Shpërndarjes se Energjisë ka sfiduar administratorin e ri te OSHEE, Haki Mustafen. Ky i fundit, mori nje dite me pare vendimin per te pezulluar nga detyra kreun e OSHEE dega Elbasan, me motivacionin se ka marre pjese ne fushate. Por ky vendim i administratorit Haki Mustafa është refuzuar nga këshilli mbikëqyrës. Ky i fundit ne mbledhjen e zhvilluar këtë te marte ka rrezuar urdhrin, me argumentimin se nuk bazohet ne ligj. Sipas njoftimit per shtyp, thuhet se te drejtën ligjore per te pezulluar apo emëruar punonjës te kësaj kompanie e ka Këshilli Mbikëqyrës dhe jo administratori.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *