Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Partine Demokratike se është bashkuar me forcat qe përpiqen te pengojnë anëtarësimin e Shqipërisë ne Bashkimin Evropian. Rama iu referua deklaratës se demokratit Flamur Noka ne Himare qe u bene vetëm nje dite, pasi opozita greke zyrtarisht akuzoi ne Komisionin Europian, Shqipërinë,  per shkelje te te drejtave te minoritetit

 

I vetmi deputet qe replikoi me liderin e maxhorances Rama per çështjen e Himarës ishte Sali Berisha.

 

Ndërsa lideri i opozitës Lulzim Basha akuzat per Himarën i reduktoi ne nje përpjekje te kryeministrit per te shmangur vëmendjen nga problem i drogës e krimit, e per kete arsye ne asnjë moment ai nuk foli per pozicionin e PD ne raport me Himarën.

 

Si zakonisht perballjet ne parlament mes Rames, Bashes e Berishës u shoqëruan me fyerje e akuza personale.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *