Kryeministri Rama ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat e tij të sotme për SPAK.

 

Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës se ai ka kërcënuar institucionet e drejtësisë.

 

“Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAKUN sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t’i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për #PS SPAKU rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur!”- shkruan Rama.

 

Më tej kryeministri shkruan se nuk mund të tolerohet më mosreagimi i SPAK në lidhje me dosjet e skandaleve legjendare sipas Ramës.

 

“Por gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht! Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxorri katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më!” – e mbyll Rama reagimin e tij.

 

Deklaratat që Edi Rama bëri ditën e sotme kundrejt Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sollën reagimin e opozitës por edhe të Presidencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *