Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan kanë zbardhur aksidentin e ndodhur të enjten në aksin Librazhd-Qafë Thanë ku humbi jetën një shtetase.

 

Në përfundim të hetimeve, policia ka arrestaur shtetasin A.H., 41 vjeç, pasi gjatë momentit që po drejtonte mjetin tip trajler ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugorë dhe është përplasur me mjetin tip autobus që drejtohej nga shtetasi Th.K.

 

Nga aksidenti humbi jetën shtetasja R.H..

 

Po ashtu nga ana e Speciaslitëve të Qarkullimit Rrugor në DVP, Elbasan u arrestuan në flagrancë dhe 4 persona të tjerë me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Shtetasit e arrestuar janë:

 

  • K.Ç., 41 vjeç, banues në fshatin Rrajc-Sutaj, Prrenjas, pasi në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me mjetin trajler, dhe për pasojë është dëmtuar lehtë vetë drejtuesi i mjetit shtetasi  K.Ç.

 

  • J.H., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

 

  • A.Ç., 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore,  duke drejtuar motoçikletën pa Leje Drejtimi.

 

  • G.K., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin ” Bradashesh”, Elbasan, i ofroi ryshfet punonjësit të policisë rrugore, me qëllim për mos u shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprimet e mëtejshme në lidhje me ngarkesen që kishte në mjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *