Numri i viktimave për shkak të përmbytjeve të mëdha ka shkuar në mbi 100 në Somali.

 

Ashtu si e gjithë pjesa lindore e Afrikës, vendi po përballet prej ditësh me shira dhe nivel të lartë uji që ka arritur deri në çatitë e banesave.

 

Moti i keq i përhapur në të gjithë vendin ka thelluar edhe më tej krizën humanitare që ka mbërhtyer vendin prej vitesh.

 

Sipas autortieteve vendase numërohen rreth 700 mijë banorë që janë zhvendosur nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve që po konsiderohen më të këqijat në dekada.

 

Po ashtu në Kenian fqinje situata paraqitet kritike. Janë mbi 70 viktima, e mijëra të zhvendosur të mbetur pa strehë dhe ushqime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *