Ashtu sikuse edhe në edicionet e shkuara edhe ky panair sjell më shumë përkthime nga Anglishtja e Italishtja. gjuhët më pak të përhapura mbeten ende shumë larg interesit të publikut, ose të paktën më pak fitimprurëse për botuesit. Ato pak libra që zgjidhen të përkthehen nga gjuhët më pak të përhapura, sipas kritikëve, janë ato që kanë një lexues në Anglisht apo kanë fituar ndonjë çmim. Përjashtim këtë vit bën një fjalor xhepi. në stendën e ambasadës izraelite gjen një libër bisedor siç preferon ta quajë zëvendës ambasadori i ri në Tiranë, Fisher, ku gjen një gjuhë që prej vitesh shqiptarët nuk kanë më kontakt, hebraishten.
“Zgjodhëm panairin e librit për të prezantuar këtë libër të vogël në mënyrë që kontakti me shqiptarët që kanë interes për hebraishten ta kenë më të thjeshtë për ta gjetur. është një fjalor i vogël, që edhe mua personalisht më ka ndihmuar të përshtatem me shqipen. kam vetëm dy muaj në tiranë dhe një libërth i tillë më ndihmon edhe mua. Dash Frashëri e përgatiti dhe unë me kënaqësi e përgatita dhe e solla në këtë panair. Deri më tani janë tërhequr shumë kopje, çka do të thotë që shqiptarët kanë interes për këtë gjuhë. dhe më vjen mirë që duhet të them se duhet të printojmë të tjera kopje”.
Fjalori Hebraisht-Shqip, me transkriptime fonetike, me siguri do t’ju ndihmojë të paktën për njohuritë fillestare nëse dëshironi të mësoni këtë gjuhë.