Subscribe

Presidenti i Egjiptit Abdul Fattah al-Sisi është zotuar se do ti përgjigjet me forcën më të madhe sulmit terrorist të një dite më parë në një xhami ku mbetën të vdekur mbi 300 besimtarë myslimanë.

 

“Ajo që po ndodh është një përpjekje për të na ndaluar në luftën tonë kundër terrorizmit. Forcat e armatosura dhe policia do të hakmerren për martirët tanë dhe do të rivendosin sigurinë dhe stabilitetin me forcën më të madhe.”-tha presidenti egjiptian.

 

Tridhjetë fëmijë janë në mesin e të vdekurve dhe më shumë se 100 vetë janë plagosur.

 

Shefi i Lidhjes Arabe Ahmed Aboul Gheit e dënoi sulmin si një “krim të tmerrshëm.

Qeveritë në Britani të Madhe, SHBA, Francë, Rusi, Izrael, Iran, Arabinë Saudite dhe vende të tjera kanë dënuar masakrën. Ndërsa presidenti I SHBA në një postim në Twitter ka thënë se shumë shpejt do të takojë presidentin e Egjiptit për të diskutuar mbi sulmin tragjik dhe theksoi nevojën për tu bërë më të fortë e më të zgjuar për ti bërë ballë terrorizmit. Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë e sulmit, por militantë që kanë lidhje me ISIS, kanë qenë përgjegjës për një sërë sulmesh që kanë goditur gadishullin vitet e fundit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *