Subscribe

Përhapja e virozave gjatë muajve të fundit ka sjellë një shqetësim të madh tek qytetarët, shumica e të cilëve e idh këtë me situatën që kaloj pak vite më parë me Covid, por edhe me alarmin që është dhënë në Greqi për rritje të numrit të fataliteteve dhe personave që janë në intubim.

Por mjeku Ilir Alimehmeti në një intervistë për emisionin “7pa5” në Vizion Plus me Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka qetësuar qytetarët. Ai tha se kurba më e lartë e virozave sezonale është në muajt dhjetor deri në shkurt, kjo edhe për shkak të stinës së dimbrit. Alimehmeti theksoi se shtrimet në spital apo rastet e një situata të rëndë janë shumë të ulta, gati të papërfillshme në raport me popullatën.

Lexo edhe :

Related Posts

Ne si sistem, duhet ta kemi parasysh që nga dhjetori deri në shkurt është fluks sepse është dimër. Por në nivel popullate, nuk është shumë e lartë. Kombinohen disa viruse të ndryshme që edhe simptomat janë të ndryshme. Por ekziston mundësia që në dhjetor të zë një virus e në janar një tjetër. Vetë gripi është shumë i madh dhe ka shumë viruse, mes tyre do futet edhe Covid. Rastet e rënda, shtrimet në spital e humbje jete janë shumë të ulta dhe jemi në një situatë brenda kurbës së normalitetit”, tha Alimehmeti.

Mjeku më tej shtoi se personat që kanë sëmundje shoqëruese janë më të ekspozuar ndaj viruseve, ndaj sipas tij kjo kategori duhet të marrë vaksinën kundër gripit brenda muajit tetor.

Sa më i brishtë të jetë personi, as më shumë ka pasoja.kur vjen puna tek këta, ne duhet ti mbrojmë sa më shumë të jetë e mundur. Që në vjeshtë duhet të bëhet deri në fund të tetorit, por këtu tek ne asnjë herë nuk mbyllet në këtë afat. Vaksinat vijnë, por shifrat janë ato që janë. Një fëmijë e ka për herë të parë që e takon një virus dhe do e ketë pak më vështirë në fillim”, tha mjeku.

Mjeku më tej këshilloi qytetarët që të marrin këshilla individuale me mjekun e tyre dhe jo të marrin për bazë fjalët e të njohurve. Kjo pasi, virusi sipas mjekut, në trupa të ndryshëm ka reagime të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *