Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 August 2026
Vizion fokus

“Jemi më të përgatitur”, Irani paralajmëron për luftë të...

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis, i armatosuri...

Përmbytje dhe stuhi në Spanjë, 7 të plagosur dhe...

Kërcënimi amerikan për Iranin, Teherani thotë se bllokada ekonomike...

Tragjike! Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron...

Putin paralajmëron kundërpërgjigje ndaj ekonomisë ukrainase: Kievi hapi ‘kutinë...

“Më ço në spital”/ DJ i klubit dëshmon për...

Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e Sokrat...

DOSJA HETIMORE/ Gjashtë minutat e fundit të portugezit, viktima...

Hoxha: Bashkërendim i përpjekjeve për adresimin e nevojave konkrete...

Përfundon samiti trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dhabi, Witkoff-Kushner sot në Izrael

24 Janar 16:23

Kanë përfunduar bisedimet dyditore mes delegacioneve të Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës në Abu Dabi, raportoi agjencia ruse RIA Novosti.

Megjithatë ende nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar për përmbajtjen e tyre.

Gazetari i Axios, Barak Ravid, duke cituar zyrtarë ukrainas, bëri të ditur se bisedimet trepalëshe në Abu Dabi u vlerësuan si “pozitive” dhe “konstruktive”.

Sipas të njëjtave burime, procesi i dialogut nuk ka përfunduar, pasi është vendosur që një takim tjetër të zhvillohet javën e ardhshme, sërish në Abu Dabi, çka tregon se negociatat do të vazhdojnë.

Nga ana ruse është shprehur gjithashtu gatishmëri për vazhdimin e dialogut në një tjetër format.

Një përfaqësues i Ministrisë së Jashtme ruse deklaroi për RIA Novosti se Moska mbetet e hapur për vazhdimin e bisedimeve me Ukrainën në Stamboll.

“Ne mbetemi të hapur për dialog dhe vlerësojmë veçanërisht mikpritjen e Turqisë. Tani topi është në fushën e Ukrainës”, tha ai, duke ia kaluar përgjegjësinë për hapat e ardhshëm Kievit.

Witkoff dhe Kushner sot në Izrael

Të dërguarit e SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner ndodhen sot në Izrael, ku pritet të takohen me kryeministrin Benjamin Netanyahu për të diskutuar kryesisht të ardhmen e Gazës, raportoi Reuters, duke cituar burime të njohura me çështjen.

Të enjten, SHBA njoftuan plane për një “Gazë të Re”, që përfshijnë ndërtesa të larta banimi, qendra të të dhënave dhe resorte bregdetare, në kuadër të përpjekjeve të presidentit Donald Trump për të avancuar armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit.

Kreu i komisionit të përkohshëm palestinez që do të administrojë Gazën me mbështetjen e SHBA-së, Ali Saath, deklaroi se pika kufitare e Rafahut, praktikisht e vetmja rrugë hyrje-dalje për mbi 2 milionë banorët e enclaves, pritet të hapet javën e ardhshme./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Rusi Ukraine

Nga e njëjta kategori

“Jemi më të përgatitur”, Irani paralajmëron për luftë të zgjatur me SHBA dhe Izraelin

më shumë...

Përmbytje dhe stuhi në Spanjë, 7 të plagosur dhe qindra persona evakuohen

më shumë...

Kërcënimi amerikan për Iranin, Teherani thotë se bllokada ekonomike do të ketë ndikim global

më shumë...

Tragjike! Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:05

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

10:51

“Jemi më të përgatitur”, Irani paralajmëron për...

10:10

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis,...

10:04

Mbrëmje poetike në Elbasan! Promovohen autorët vendas,...

9:55

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

9:17

Përmbytje dhe stuhi në Spanjë, 7 të...

8:32

Kërcënimi amerikan për Iranin, Teherani thotë se...

8:20

Tragjike! Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë...

8:12

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

7:54

Putin paralajmëron kundërpërgjigje ndaj ekonomisë ukrainase: Kievi...

7:25

“Më ço në spital”/ DJ i klubit...

6:33

Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet...

6:30

DOSJA HETIMORE/ Gjashtë minutat e fundit të...

5:55

“TikTok” gjobitet 400 mln dollarë! SHBA e...

5:31

Hoxha: Bashkërendim i përpjekjeve për adresimin e...

5:24

Presidenti Begaj në San Marzano di San...

5:21

Mirditë/ Plas tubi gjatë furnizimit me ujë...

4:49

Rama ironizon “çlirimtarët” e Sazanit: Revolucionarët e...

4:33

Momente paniku në Seman! Rojet bregdetare shpëtojnë...

4:23

Berisha akuzon Ramën për bashkitë: Kërkon më...

Më të klikuarat

  • “Më shau nga nëna, më qëlloi thikë në këmbë”, sh...
  • Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe vret...
  • Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e...
  • Vrasja e portugezit në Ksamil/ Gjykata vlerëson të paligjshm...
  • U kap në flagrancë nga droni duke ndezur zjarr, arrestohet 6...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.