E premte, 30 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Perëndimi në ankth, Zotaj: Luftën e kemi brenda në shtëpi, duhen të merren masa!

“Lindja në flak, Perëndimi në ankth”! Kjo është tema e kësaj të marte në QUO VADIS në Vizion Plus.

I ftuar historiani Bernard Zotaj tha se vendi ynë ka ende sfida të rëndësishme për të përballuar rreziqet nga lufta që siç e cilësoi ai, konfliktin e kemi në shtëpi.

Reklamë

Zotaj u shpreh se disa nga mjetet luftarake kryesore nuk janë të mjaftueshme, ndërsa mbrojtja ajrore nuk ndodhet në nivelin e kërkuar.

Sipas historianit, ndërhyrjet dhe masat e duhura duhet të merren menjëherë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.

Reklamë

Pjesë nga biseda

Borakaj: Si përshtatemi ne në gjithë këtë situatë?

Zotaj: Ne u përshtatëm, me rezultatet si fillim. Bazën e ka qeveria. Nëse nuk rriten të gjitha mjetet luftarake që na duhen neve, atëherë ca do të përgatitemi. Ushtria duhet ta ketë mbrojtjen e saj.

Borakaj: Si e kemi ne ushtrinë?

Zotaj: Të mirë. Por nuk jemi aty ku duhet.

Borakaj: Po në numër?

Zotaj: Në numër jemi në rregull, brenda normave të NATO-s. Mbrojtjen ajrore nuk e kemi aty ku duhet, që është kryesorja në këtë luftë. Duhet armatimi, nuk e kemi, se sa armë prodhojmë ne?

Borakaj: Po baza ajrore në Kuçovë?

Aliaj: I përdor NATO-ja si pikë strategjike për aeroplanët e saj. Ndalen në Kuçovë për furnizime të tjera.

Zotaj: Duhet të nisë që nga bunkerat. Shumë bunkerë janë bërë ekspozita dhe lokale. Pallatet e vjetra i kanë të gjitha, por janë pa pastruar ose i kanë zënë familjarët. Është një problem sot, se luftën e zgjidh këmbësori. Ai i zgjidh problemet e luftës. Atë mbrojtje që kemi, duhet të ishin marrë masa ose të paktën të merren masa. Jemi në luftë tani dhe luftën e kemi brenda në shtëpi.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë