Manchester United, Bazel, Juventus dhe Roma janë 4 skuadrat e radhës qe prenë biletat per ne raundin 1/16-te te Uefa Champions League. Por vëmendja ne javën e fundit te fazes ne grupe u zhvendos ne Mynih ne grupin B ku ne nje sfide luksi Bajerni u hakmor ne mënyrën me te mire duke i dhëne leksion Paris Sg ne rezultatin 3-1. Gjermanet zhbllokuan shifrat shpejt me Levandosfki, ndërkohe qe Toliso dyfishoi rezultatin duke e mbyllur pjesën e pare ne avantazh te dy golave.

 

Parisienët ngushtuan diferencën me Mbape me fillimin e pjesës se dyte, ndërsa përsëri francezi Toliso ne minutën e 69 vulosi rezultatin 3-1. Manchester United e mbylli grupin A ne vend te pare teksa fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Cska se Moskës. Ishin ruset qe surprizuan ne fundin e pjesës se pare teksa gjeten rrjetën me Alan Xagoev. Ndërkohe presioni i vendasve u konkretizua me dy gola ne harkun kohor te dy minutave ne pjesën e dyte.

 

Fillimisht Lukaku pas nje pasimi te Pogba ktheu gjithçka ne baraspeshe, ndërsa Rashford i dha fitoren skuadrës se Hoze Murinjo. Basel u rendit prapa krahëve te anglezeve fale fitores 2-0 ne Da Luz ndaj Benfikes me gola te Eljanusi dhe Oberlin. Ne grupin C, Romes i mjaftoi nje rezultat minimal 1-0 ne Olimpiko ndaj Karabag per t’u ngjitur ne krye e per te vazhduar ëndrrën Champions. Goli i vetëm i takimit u shënua ne pjesën e dyte nga Peroti. Nga Uefa Champions League u largua Atletiko e Madridit qe barazoi ne Stamford Brixh me Chelsean. Te dy golat u shënuan ne pjesën e dyte.

 

Fillimisht Saul kaloi ne avantazh madrilenet, ndërsa ne minutën e 75 gjuajtja e Hazard u devijua nga Savic. Ne grupin D Juventus fitoi pa probleme ndaj Olimpiakos ne Karaiskaqi 2-0 me gola te Kuadrado dhe Bernardeski ne fundin e takimit.

 

I njëjti rezultat edhe ne Kamp Nou mes kryesuesve te Barcelonës dhe Sporting. Katalanasit gjeten rrjetën vetem ne pjesën e dyte fillimisht me Paco Alkaser, ndërsa autogoli i Zheremi Metje ne minutën e 91 vulosi rezultatin 2-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *