E enjte, 22 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përballja me drejtësinë amerikane, kush është avokati që zgjodhi Nicolas Maduro

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i marrë i pandehur nga Shtetet e Bashkuara nën akuzën për narko-terrorizëm, ka zgjedhur Barry Pollack, një emër mjaft i njohur amerikanë, për ta përfaqësuar në procesin penal që po zhvillohet në Nju Jork.

Pollack njihet gjerësisht për përfaqësimin e gjatë ligjor të themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange.

Reklamë

Sipas mediave amerikane, Pollack, një avokat me reputacion të lartë në SHBA, ka depozituar zyrtarisht njoftimin e përfaqësimit ligjor në dosjen e çështjes për trafik droge në Distriktin Jugor të Nju Jorkut, përpara seancës gjyqësore të parashikuar për orën 18:00.

Procesi penal ndaj Nicolas Maduro-s konsiderohet si një nga përplasjet më të forta ligjore dhe diplomatike mes Uashingtonit dhe Karakasit.

Autoritetet amerikane e akuzojnë presidentin venezuelian për përfshirje në rrjete ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe aktivitete kriminale të lidhura me narko-terrorizmin, akuza që Caracas i ka mohuar vazhdimisht.

Vazhdo të lexosh

Reklamë