Zëdhënës i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka bërë me dije se BE është në kontakt të vazhdueshëm me Kosovën dhe Serbinë, lidhur me pengmarrjen e tre policëve nga serbët.

 

“Ne jemi, si çështje urgjente, në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht, deklaroi ai.

 

Në të njëjtën kohë, Stano bën thirrje që Kosova dhe Serbia të përmbahen dhe të evitojnë çdo veprim që nxit agravim të tensioneve.

 

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar.” – ka deklaruar Stano për mediat e Kosovës.

 

Nga ana tjetër, Kosova dhe Serbia kanë dy versione të ndryshme lidhur me ngjarjen. Kosova deklaron se tre policët janë marrë peng nga serbët, ndërsa Serbia pretendon se ato janë arrestuar, pasi ndodheshin në territorin serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *