E premte, 16 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Peleshi takime me zyrtarë të DASH, bisedon me zv.sekretarin e Shtetit Michael Rigas për reformat dhe sigurinë

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi është takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me zëvëndëssekretarin e Departamentit të Shtetit Michael Rigas. Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në fusha si siguria dhe ekonomia.

Në takim u theksua gjithashtu roli i Kuvendit në avancimin e reformave, forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e institucioneve demokratike, si elementë kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe përparimin euroatlantik.

Reklamë

Diskutimet përfshinë edhe zhvillimet në ballkanin perëndimor, me vëmendje të veçantë ndaj Kosovës, ku u nënvizua nevoja për stabilitet, dialog dhe bashkëpunim rajonal si faktorë thelbësorë për paqen dhe sigurinë afatgjatë.

Dy zyrtarët rikonfirmuan dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë