E premte, 16 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kapet me heroinë dhe kokainë pranë një shkolle në Kolonjë, arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet makina me vlerë 50 mijë euro

Një 31-vjeçar është arrestuar në Kolonjë, pasi u kap me doza heroine dhe kokaine, të dyshuara se ishin përgatitur për shitje, në afërsi të një shkolle të mesme.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Kontigjenti”, pas një hetimi njëmujor të specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në koordinim me Prokurorinë.

Reklamë

Sipas Policisë, gjatë kontrollit fizik, të riut, banues në Kolonjë, iu gjetën doza të dyshuara narkotike të heroinës dhe kokainës. Ai rezulton të jetë arrestuar edhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u konstatua edhe një automjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 mijë euro, i cili dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Reklamë

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjeti dhe dozat e lëndëve të dyshuara narkotike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.