E premte, 16 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protesta e të rinjve në Lezhë, gjimnazistët bëjnë thirrje për bojkot të mësimit

Të rinj dhe gjimnazistë janë mbledhur në qytetin e Lezhës në shenjë proteste, duke iu bashkuar reagimit të studentëve që prej katër ditësh po protestojnë në Tiranë.

Reklamë

Protesta është shtrirë edhe në rrugët e Lezhës, ku të rinjtë janë paraqitur në oborret e gjimnazeve “Hydajet Lezha” dhe “Kolin Gjoka”.

Prej aty, ata u kanë bërë thirrje nxënësve të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen protestës.

Reklamë

Më pas, në qendër të qytetit, protestuesit kanë ndezur zjarr dhe kanë hedhur kapsolla.

Ndërkohë, në terren ndodhen edhe forcat e Policisë, të cilat po monitorojnë situatën me qëllim parandalimin e incidenteve dhe të një përshkallëzimi të mundshëm, pas episodeve të regjistruara një ditë më parë në disa qytete të vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.