Subscribe

Data 20 gusht shënon nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorrit, në majën e të cilin besohet se ka lene gjurmën e tij Abaz Aliu. Gjatë pesë ditëve, Tomorri mbushet nga vizitorët që vijnë nga gjithë Shqipëria, e madje edhe nga Diaspora.

 

Ata udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit nën ritet fetare të bektashinjve. Vizitorët ngrenë çadrat e tyre, bëjnë kurban dhe më pas ngjiten në këmbë në majën e Tomorrit, në një lartësi prej 2416 metrash mbi nivelin e detit. Simboli i kësaj feste është kurbani.

 

Teqeja e Kulmakut është përgatitur dhe ka hapur dyert disa ditë më parë për të pritur pelegrinët. Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës,ku çdo pelegrin lutet për shëndet, mirësi e paqe në familje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *