E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD: Rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave kalon nga 9 kushtet e Gjermanisë

Partia Demokratike ka deklaruar se rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave kalon nga 9 kushtet e Gjermanisë.

 

Reklamë

Në një postim në Facebook, PD teksa ka risjellë edhe njëherë 9 kushtet e Bundestagut permes nje videoje, akuzon kryeministrin se është bërë pengesë për plotësimin e tyre.

 

Reklamë

Sipas PD, kryeministrit Rama i mungon dëshira dhe vullneti për progresin e Shqipërisë.

 

“Edi Rama është pengesë për plotësimin e këtyre kushteve! Atij i mungon dëshira dhe vullneti për progresin e Shqipërisë, prandaj u refuzua sërish nga BE. Shqipëria nuk mund të jetë më peng i dështimit dhe mashtrimeve të një njeriu. Për një Shqipëri si gjithë Europa!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë