Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 August 2026
Vizion fokus

Liverpool në “duart” e miliarderëve! Jeff Bezos i “Amazon”...

Dibër/ Konflikti familjar përfundon me të shtëna me armë!...

Dy vite pas humbjes tragjike të 16-vjeçarit, nëna shpërthen...

Kundërshtoi ndarjen territoriale, kryebashkiaku i Selenicës përballet me Ramën...

VIDEO/ Tërmeti tronditi ishullin Padar, momente paniku dhe frike!...

“Demokratët Evropianë” krah Veliajt: Kohëzgjatja e afateve të paraburgimit,...

Martesa sekrete e Ronaldos dhe Georginës, zbulohet marrëveshja e...

Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa

Irani i përgjigjet Trumpit: Ngushtica e Hormuzit ka qenë,...

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 35...

PD: Rama po shkatërron me çdo kusht Shkodrën, qytetin që i dha vlera Shqipërisë

18 Qershor 16:15

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku shprehet se Shqipëria po nëpërkëmb Shkodrën.

Sipas saj, vetëm këtë muaj janë ekzekutuar nga kryeministri Edi Rama dy veprime, të cilat Ulqinaku i quajti antiligjore. Bëhet fjalë për shembjen e bizneseve në plazhin e Velipojës në fillim të sezonit veror dhe largimin e Drejtorisë së Mjedisit nga Shkodra në Lezhë.

“Edi Rama po nëpërkëmb Shkodrën, qytetin që i dha vlera Shqipërisë! Për Edi Ramën Shkodra është qyteti që duhet zbehur dhe shkatërruar me çdo kusht! Vetëm këtë muaj janë ekzekutuar nga Edi Rama, në qytetin tonë dy veprime antiligjore: shembja e bizneseve në plazhin e Velipojës në fillim të sezonit veror, duke krijuar pengesë në ardhjen e turistëve dhe largimin e Drejtorisë së Mjedisit nga Shkodra në Lezhë, e cila çon në largimin nga puna të punonjësve aktual dhe krijimin e vështirësive në marrjen e shërbimeve nga ana e qytetarëve në këtë institucion. I kujtoj Edi Ramës që Qarku Shkodër është qarku më i madh në veri të vendit, ka 342 mijë banorë dhe nuk mund të na anashkalojë; ai po mundohet ta varfërojë e ta kthejë Shkodrën në një qytezë, bosh, pa njerëz e pa shërbime.”

Ish-deputetja shkruan se shkodranët çdo vit që kalon i gjen edhe më të varfër, duke shtuar se vetëm në 2020 janë mbyllur 180 biznese.

“Në 7 vite qeverisje të Rilindjes u larguan nga Shkodra Drejtoritë Rajonale kryesore, duke u zhvendosur në Lezhë, të cilat janë: Bordi i Kullimit, Drejtoria Arsimore, Drejtoria e Arkivave, Drejtoria e Mjedisit.Qytetarëve iu është larguar shërbimi, vështirësuar mundësia dhe iu është rritur kostoja e marrjes së një informacioni sado të thjeshtë. Shkodrën sot e mban gjallë dinjiteti i emrit, historisë dhe natyrës, por me këtë qasje të qeverisë me banorët, qarku do të shuhet sepse emigracioni masiv sot është fakt. Vendit i duhet një qeverisje e përgjegjshme që të rikthejë shpresën dhe puna të jetë objektivi i Kryeministrit për qytetarët.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Edi Rama izmira ulqinaku Shkodra

Nga e njëjta kategori

Kundërshtoi ndarjen territoriale, kryebashkiaku i Selenicës përballet me Ramën në festën e fshatit Vajzë

më shumë...

“Demokratët Evropianë” krah Veliajt: Kohëzgjatja e afateve të paraburgimit, thellësisht shqetësuese për demokracinë

më shumë...

Durrës/ Trafik armësh nga Kosova drejt grupeve kriminale, në pranga dy persona

më shumë...

Tërmeti me magnitudë 7.7 godet Indonezinë, dhjetëra viktima! Ndërtesat shemben në pak sekonda

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:10

Liverpool në “duart” e miliarderëve! Jeff Bezos...

11:57

Fluksi i lartë në hyrje në pikat...

11:51

Dibër/ Konflikti familjar përfundon me të shtëna...

11:45

Dy vite pas humbjes tragjike të 16-vjeçarit,...

11:27

Kundërshtoi ndarjen territoriale, kryebashkiaku i Selenicës përballet...

11:12

VIDEO/ Tërmeti tronditi ishullin Padar, momente paniku...

11:02

“Demokratët Evropianë” krah Veliajt: Kohëzgjatja e afateve...

10:46

Durrës/ Trafik armësh nga Kosova drejt grupeve...

10:33

Martesa sekrete e Ronaldos dhe Georginës, zbulohet...

10:21

Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy...

9:51

Irani i përgjigjet Trumpit: Ngushtica e Hormuzit...

9:31

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

9:28

Sulm me raketa në portin e Jemenit,...

8:47

Tërmeti me magnitudë 7.7 godet Indonezinë, dhjetëra...

8:38

Zjarret përfshijnë zonën e Zadarit në Kroaci,...

8:30

“Kujdes me financat”, parashikimi i yjeve për...

8:04

Parashikimi i motit për ditën e sotme

10:55

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

10:53

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën...

10:41

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 g...
  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.