Subscribe

Opozita ka ngritur shqetesimin per mungesën e transparencës për ndihmën e parashikuar për shtresat në nevojë dhe për ekonominë. Anetarja e Kryesise se PD Jorida Tabaku ka deklaruar se me shume se dy jave pas fillimit te krizes se koronavirusit, ende nuk ka nje vendim te qeverise qe detajon ndihmen per shtresat ne nevoje dhe bizneset.

 

JORIDA TABAKU

ANETARE E KRYESISE, PD

“Qeveria duhet të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Ky është detyrim i saj ligjor dhe jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës.”

Sipas PD, kjo pakete e premtuar nga qeveria eshte e pamjaftueshme per tu ardhur ne ndihme qytetareve ne kete periudhe te veshtire.

 

Sot llogariten rreth 65-80 mijë biznese të mbyllura, pa asnjë aktivitet si pasojë e masave të marra nga epidemia. Rreth 35 mijë, në rastin më të mirë, nuk janë përfshirë në paketën sociale të Qeverisë. Çfarë do të ndodhë me ta? Kush kujdeset për ta? Çfarë do të bëhet me mbi 70 mijë familje që i kanë hequr nga ndihma ekonomike dhe nuk janë përfitues të skemës së Qeverisë?

 

Prej diteve te para te vendosjes se masave per mbylljen e disa bizneseve dhe kufizimin e levizjes se qytetareve, PD ka kerkuar anullimi e koncesioneve ne menyre qe keto par ate shkojne per te perballuar kete krize.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *