PD: Nisni procedurat e heqjes se imunitetit të Aqif Rakipit

Partia Demokratike nuk ndal akuzat në adresë të deputetit Aqif Rakipi. Në një deklaratë për mediat, PD citon kodin penal, sipas të cilit Aqif Rakipi mban përgjegjësi edhe për largim nga vendi i aksidentit, përgjegjësi që dënohet deri në 1 vit burgim.
Partia Demokratike i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm dhe kreut të Parlamentit, të nisin urgjent procedurat e heqjes se imunitetit të Deputetit rakipi, dhe te nisin një hetim të plotë dhe te pandikuar te ngjarjes. Në deklaratë thuhet se opinioni publik është i revoltuar, se si gjithë shteti është vënë në shërbim të deputetit mik të kryeministrit Rama, dhe në kurriz të viktimës. Gjithçka, sipas opozitës, për ta paraqitur viktimën fajtor te aksidentit dhe fajtorin viktimë.
Pas deklaratës së PD-së ka reaguar edhe, partia që përfaqëson deputeti Rakipi. PDIU kujton se sipas marrëveshjes së 18 majit, PD është me 7 ministra në qeveri. Ajo i kërkon prokurorisë dhe policisë, të mos ndikohen nga ndërhyrjet apo presionet politike, por të kryejnë të gjitha veprimet konform ligjit.




