Subscribe

Organizata “reporter pa kufij”  ka publikuar nje raport per gazetaret qe jane vendosur ne shënjestrën e krimit te organizuar ku citohen edhe 3 raste konkrete ne Shqipëri. Raporti flet per sfidën qe krimi i organizuar i ben shtetit dhe veçon mafian italiane, kineze, japoneze duke vene ne dukje se grupe kriminale ka edhe ne Rusi, Turqi e Shqipëri. Ky përshkrim ka sjelle reagimin e Partisë Demokratike kundër qeverise.

 

Që në faqen e parë të raportit, Shqipëria përshkruhet si vendi ku krimi i organizuar ka fuqinë e organizatave më të tmerrshme kriminale, mafias italiane, triadës kineze, jakuzit japonez, mafias ruse dhe asaj turke. Nën qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria ka krijuar imazhin e nje vendi parajsë për trafikun e drogës, por kjo është hera e parë që Shqipëria renditet në raportin e Reporterëve pa kufij si një nga 5 vendet në botë me krim të organizuar shumë të rrezikshëm.

 

Partia me e madhe e opozitës thekson se pa një media të lirë, nuk ka shtet të së drejtës dhe demokracia është në dorën e krimit të organizuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *