E shtunë, 24 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD: Krimi e gjunjëzoi shtetin

Partia Demokratike ka denoncuar heshtjen e kryeministrit Edi Rama pas denoncimit te nenkomisarit Emiljano Nuhu nje dite me pare. Nënkryetari i PD Edi Paloka ka deklaruar se heshtja e shefit te ekzekutivit per aktet e deputeteve Rrahman Rraja e Taulant Balla tregon se qeveria  mbron banditët që kontrollojnë territorin, shtetin dhe policinë.

 

Reklamë

 Është kriminale sesi drejtuesit  e Policisë së Shtetit, nën urdhrat politikë të Fatmir Xhafës dhe Taulant Ballës, nuk kanë vepruar për të mbrojtur as vajzën nën kërcënimin e banditëve me pushtet, as për të mbrojtur nënkomisar Emiljano Nuhu.

 

Reklamë

Sipas PD kryeministri po perpiqet tashme te mbylle kete skandal.

 

Sa herë ata kapen në flagrancë në bashkëpunim me krimin, Edi Rama vërsul taulantët e tij të lidhur me krimin e organizuar: për të sulmuar denoncuesin e krimit • për të prishur provat, për të intimiduar dëshmitarët • për të kërcënuar gazetarët

 

Partia demokratike ka dhene alarmin se ky rast konfirmon se shteti dhe ligji janë në gjunjë përballë kriminelëve të lidhur me Edi Ramën.

Më shumë video

Reklamë