Deputetet e PD kanë qënë të përcarë sa I takon pjesmarrjes dhe mënyrës sesi do të votohet në kuvend në raundin e katërt për Presidentin e ri, pasditen e kësaj të shtune.

Alibeaj dhe një pjesë e deputeteve mbështetes të tij kanë vendosur të mos marrin pjesë në votimin e Presidentit.

Grida Duma dhe Ervin Salianji teksa hynin në Kuvend thanë se nuk janë dakort me bojkotin e seancës për zgjedhjen e Presidentit pavarësisht mënyrës sesi është kryer procesi I përzgjedhjes së kandidatureve në 3 raundet e para.

Ndërkohe Fatmir Mediu teksa hynte në Kuvend foli për mediat. Ai tha se kandidatura e Bajram Begajt është anti-Kushtetuese pasi nuk u konsultua me opozitën.

Megjithatë në aspektin human ai e vlerësoi figuren e Begajt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *