Subscribe

A ka pasur pazar politik për ndryshimet për reformën në sistemin e drejtësisë? Neni 25 i draftit për ndryshimet kushtetuese, të propozuar nga ekspertët ndërkombëtarë shkaktoi jo pak debat për shkak të përjashtimit të ish-ministrave të qeverisë “Berisha” nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme. Vizion Plus ka siguruar draftin e ligjit “Për funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin”. Ajo që bie në sy në projektligj është se ministrat, pavarësisht momentit kur kanë qenë në detyrë, do të hetohen nga struktura e posaçme, ndryshe nga paketa kushtetuese, e cila përcaktonte se vetëm ministrat gjate 3 viteve të fundit do të hetoheshin nga kjo strukturë. Kohët se kur janë hartuar draftet mbeten të paqarta. Por ndryshimet specifike mes draftit kushtetues dhe projektligjit, tregojnë se ka pasur negociata politike.
Në nenin 25 te Kushtetutës thuhet se “Zyrtarët e lartë nënkupton Presidentin e Republikës dhe ish-Presidentët, Kryeministri në detyrë dhe ish-kryeministrat, anëtarët e Këshillit të Ministrave në detyrë dhe anëtarët e këshillit të ministrave gjatë 3 viteve të fundit. Kryetarin e Kuvendit në detyre dhe ata të mëparshëm”. Ndërkohë në nenin 9 të projektligjit thuhet se “Zyrtarët e lartë nënkupton Presidentin e Republikës në detyrë dhe ata të më mëparshëm, anëtarë e Këshillit të Ministrave në detyrë dhe ata të mëparshëm. Kryetarin e Kuvendit në detyre dhe ata të mëparshëm”. Pak ditë më parë aktorët kryesorë politikë nxituan të distancoheshin nga Neni i Famshëm 25 i ndryshimeve kushtetuese, që amnistonte ministrat e Qeverisë “Berisha” edhe pse diferenca mes Kushtetutës e ligjit tregon se ky nen ka qene rezultat i negociatave politike. Megjithatë mbetet i paqartë se si ky nen u bë pjesë e projektligjit “Për funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin”, i cili pritet të mos ketë ndryshim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *