“Bindja Demokratike” ishte e vetmja forcë politike që i dha sadopak kuptim votimeve lokale të 30 qershorit në disa bashki, duke vendosur në garë kandidatët e saj.

 

Tashmë kur gjithçka ka përfunduar dhe raporti i ODIHR i bëri analizën problematikave të procesit, sfidë mbetet zgjidhja e krizës, realizimi i reformës elektorale dhe kthimi i vendit në normalitet politik.

 

Në fjalën e tij në Vizion Plus, Patozi është shprehu se zgjidhja e krizës nuk bëhet përmes pazareve, ka ka theksuar se largimi i Metës nuk i jep fund kësaj krize politike. Sipas tij e vetmja mënyrë që të dalim nga kjo gjendje në të cilën ndodhet vendi janë zgjedhjet e parakohshme pas ndryshimeve në reformën zgjedhore.

 

Më poshtë do të lexoni prononcimin e plotë që themeluesi i Bindjes ka dhënë për edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus.

 

Po e nis bisedën nga ngjarja që dominoi zhvillimet e ditë se sotme: paraqitjen e presidentit Meta në komisionin hetimor parlamentar: një seancë që befasoi jo pak me qetësinë dhe seriozitetin e palëve. Si e shikoni ju zoti Patozi betejën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit?

 

E vetmja befasi sot ishte etika që palët shfaqën ndaj njëri tjetrit dhe me thënë të drejtën mua nuk më pëlqen shumë pasi kam parasysh se është i njëjti president e njëjta mazhorancë e cila shkumëzoi gjatëperiudhës së verës dhe sidomos gjatë fushatës elektorale dhe nuk është më një shenjë e mirë, sepse kam përshtypjen se dëmet më të mëdha të këtij vendi  i shkaktohen kur palët vendosin që të bëjnë Pazar dhe jo kur palët janë emocionalë dhe e çojnë konfliktin deri në ekstrem. Sot pamë një pamje të përmbysur të këaj pamë një parlament që ngjasonte me atë hollandez dhe dukej sikur ose jemi para një pazari ose politika është aq hipokrite saqë përpiqej që të tregojë atë që në fakt nuk është. Në të dy rastet  unë them se do të ishte një humbje për publikun të mos harrojmë se mazhoranca dhe presidenti e kanë çuar në zgrip konfliktin midis tyre dhe unë këtë e konsideroj si fundin e shtetit në një farë mënyrë dhe kjo nuk mund të zgjidhet as me Pazar dhe as me shkarkimin e Ilir Metës në këtë rast.

 

Në një qëndrim publik tuajin pas raportit të ODIHR jeni shprehur se 30 qershori ishte edhe më keq sesa shkruhej në dokument. Perse?

 

Vëzhguesit e ODIhR sado të vëmendhsëm të jenë, janë të pamjaftueshëm për të parë të gjithë shkeljet dhe parregullsitë, që Bindja Demokratike pati mundësinë që ti shihte me sytë e vet si një nga garuesit e këtyre zgjedhjeve. Ne kemi parë dhe kemi evidentuar e çuar për ankimim shumë shkelje akoma më të rënda sesa ato që evidentonte raporti i OSBE-ODIHR dhe ajo që ka vlerë për publikun dhe jo vetëm për një parti politike, është se në atë raport që ishte përgjithësisht realist dhe të dy palët duhet të vënë duart në kokë sepse të dy palët janë të goditura si shkaktare të një problematike shumë serioze që e ka çuar vendin që të jetë delja e zezë jo vetëm e Evropës por edhe e rajonit. Ne bëjmë zgjedhjet më të këqija se kushdo tjetër de të dy palët duhet ta lexojnë raportin dhe të gjejnë një zgjidhje për krizën që është një reformë sa më e shpejtë dhe gjithëpërfshirëse zgjedhore, por edhe kushtetuese sepse ne duhet të dalim jashtë këtij sistemi politik që na ka çuar vendin në këtë gjendje.

 

Ju flisni për reforme kushtetuese, reformë elektorale dhe zgjedhje të parakohshme. A mund të realizohen këto duke patur PD, LSI dhe aleatët e tjerë jashtë sistemit?

 

Kjo është e vetmja mënyrë sepse unë politikën e shikoj me dinamizëm, unë sigurisht kam pritshëmri jo të mëdha ndaj protagonistëve që e kanë çuar vendin në këtë situatë, unë nuk e pres shpëtimin nga njerëzit që janë përgjegjës për këtë situatë por nga forcat politike. Forcat politike të Shqipërisë, sepse shqiptarët janë ato që do ta zgjidhin krizën e tyre sepse sado që të jenë protagonistë të huajt sërisht shqiptarët do të merren vesh që të kemi një dakortësi për ndryshimin e sistemit ti japim fund kryetarokracisë që është thelbi i këtyre fenomeneve negative që ne kemi mbi kurriz dhe sigurisht një reformë zgjedhore ku të mos ketë më militant partiakë që numurojnë votat e të tjerë.

 

Ju flisni për një pakt të gjërë politik, dhe si do të rikthehet opozita në sistem sipas kësaj me zgjedhje të parakohshme?

Me zgjedhje të parakohshme sigurisht, dhe nëse ka një gjë në dorë, këto janë zgjedhjet e parakohshme nëse opozita do të fillojë që sot që të kërkojë zgjedhje të parakohshme pa kushte sigurisht, që ato nuk do të vijnë kurrë. Por nëse e kanë seriozisht opozita reale përfshirë edhe bindjen Demokratike ne jemi të gatshëm që zgjedhjet të jenë të parakohshme dhe sa më të shpejta, po pas një reforme zgjedhore se ndryshe nuk do të kenë asnjë kuptim. Në qoftëse do të bëhen me sistemin dhe konfiguracionin aktual të KQZ-së nuk kanë asnjë kuptim. Pasi mund të ndryshojë fituesi por jo produkti. Ne nuk mendojmë se braktisja e zgjedhje është zgjidhje. Ne sigurisht shpresojmë shumë dhe unë e kam bindje se Shqipëria në zgjedhjet e radhës do të ketë një sistem të ndryshëm nga ky dhe të paktën disa nga plagët e dy apo tre zgjedhjeve të fundit nuk do të jenë më. Pra edhe militant partiakë në komisione dhe qendra numërimi por numërim të njëkohëshëm dhe smund të ketë numërim që në Peqin mbaron në orën 12 dhe në Tropojë pas 4 ditësh, është e papranueshme.

 

Zoti Patozi, ju thoni se Rama nuk duhet të qëndrojë asnjë ditë më shumë në pushtet. Por nga ana tjetër angazhimi publik kundër tij duket se është kufizuar vetëm në statuse në Facebook. A keni një plan më konkret veprimi kundër qeverisë?

Ne jemi të angazhuar në një betejë frontale, ne do ti tregojmë publikut se si e mendojmë ne të ardhmen, Jemi në prag të paraqitjes së një projekti politik që nuk ka të bëjë vetëm me organizimin e brendshëm të partisë. Ne sigurisht duam që ky sistem të çrrënjoset dhe të fillojë me ndryshimet kushtetuese, që sipas nesh dhe shumë aktorëve të tjerë janë thembra e akilit për të zgjidhur problemit. Kriza sipas nesh e këtij sistemi dhe degradimi i tij ka ardhur si pasojë se partitë vetë nuk janë demokratike, partitë që nuk i bëjnë zgjedhjet vetekanë pretendime të larta kur janë në garë me kundërshtarin atëherë thelbi i demokracisë  fillon tek vetë partitë, që sipas nesh janë problemi që ne kemi shkuar në këtë pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *