Donika Prela, drejtuese e prokurorisë së krimeve të rënda doli para komisionit te pavarur te kualifikimit ku iu nenshtrua procesit të vetingut.

 

Sipas raportit të inspektoratit të pasurisë, Prela nuk ka deklaruar një huamarrje në shumën 1 milionë lekëve në 2010, dhënien e një huaje në vlerë 350 mijë lekë në vitin 2011 dhe kthimin e saj në 2014.

 

Një tjetër gjetje që mund te rrezikoje prokuroren është mënyra se si bashkëshorti i saj inxhinier në kompaninë “Bruci shpk”, për vitet 2003-2005 e ka marrë pagën cash dhe jo në bankë.

 

Pikërisht këto dy fakte bënë që përfaqësuesi i ONM, Teo Jacobs ti kërkojë llogari prokurores Prela për ti vërtetuar me dokumenta se përse kompania në fjalë nuk i kishte paguar sigurimet shoqërore për 3 vite bashkëshortit.

 

Jacob kërkoi informacion më të detajuar nëse bashkëshorti i saj ishte një viktimë e punëdhënësit, apo kishte bashkëpunuar me të për të mos paguar taksa në shtet.

 

Kryeprokurorja e krimeve te renda tha se ka jetuar në një realitet të ndryshëm nga ai i përfaqësuesit të ONM, dhe se në Shqipëri vendos punëdhënësi. Për mospagimin e sigurimeve, prokurorja tha se i shoqi ndodhet në një process gjyqësor.

 

Ndërsa përsa i përket pasurisë, Prela tashmë ka në pronësi një apartament

 

135 metër katrorë, blerë në vlerën e 110 mijë eurove. Ajo ka deklaruar shitjen e dy apartamenteve të mëparshme, një në Durrës e një në Tiranë.

 

Dyshime nga KPK u shfaqën edhe për blerjen e 1000 metra katrorë tokë në Petrelë, në vlerën e 350 mijë lekëve. Komisioni cmimi I blerjes ishte i ulët per zonen.Drejtoria e sigurimit të informacionit të klasifikuar e konsideroi të përshtatshme për të vijuar detyrën, ndërsa për të ka pasur edhe dy kallëzime lidhur me pasurinë.

 

Lidhur me aftësitë profesionale kpk ka kërkuar që ti vendosen në dispozicion aktet e një procedimi penal të kryer prej saj në Durrës ku ka rezultuar se Prela ka ndjekur procedurat hetimore. Ndërsa operacioni nderkombetar i monitorimit i ka kërkuar Prelës shpjegime për dosjen në ngarkim të të pandehurve të grupit “Shullazi”.

 

Pas perfundimit te seances Prela hodhi poshtë gjetjet e komisionit.

 

 

Drejtuesja e prokurorise se krimeve te renda kerkoi konfirmimin në detyre ndersa vendimin i komisionit te pavarur te kualifikimit do të jepet më 29 Janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *