Bashkia e Prrenjasit ka nisur punën për pastrimin e kanaleve kulluese. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla inspektoi vijimin e punimeve në Fushën e Domosdovës.

Gjatë fjalës së tij, numri dy i socialistëve u shpreh se më në fund Bashkia e Belshit është totalisht në punë dhe në shërbim të qytetarëve.

“Fusha e Domosdovës është një nga fushat më pjellore në vend, por degradimi i kanaleve kulluese kishin bërë që kjo fushë të mos punohej pasi përmbytej çdo vit. Kanalet vaditëse dhe ato kulluese kanë qenë në vëmendje të bashkisë Prrenjas, ndërkohë puna vijon dhe dua t’i garantoj banorët që, më në fund, Bashkia e Prrenjasit, pas shumë vitesh, është në punë”, tha Balla.

Po ashtu, Balla iu bëri apel banorëve për një ndërgjegjësim më të madh për hedhjen e mbetjeve urbane, pasi një pjesë e mirë e kanaleve kulluese janë bllokuar për këtë arsye. Kryebashkiaku i Prrenjasit, Nuri Belba vuri në dukje se pastrimi i kanaleve kulluese është kërkuar për vite me radhë nga banorët.

“Është shumë e rëndësishme që banorët të sensibilizohen për të mos hedhur mbetje në kanale. Ky është një krim mjedisor dhe është i papranueshëm. Bashkia e Prrenjasit do të subvencionohet nga Qeveria Shqiptare që të dërgojë mbetjet urbane në inceneratorin e Elbasanit. Jemi me fat që në Elbasan është një teknologji e tillë e trajtimit të mbetjeve urbane”, deklaroi Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *