E hënë, 12 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Pasqyrën e Çmimeve” Rama: Do ta çojmë në një nivel krejt tjetër transparencën në çdo sektor

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën “Pasqyra e Çmimeve” dhe nismën “KURSE”, të cilat synojnë lehtësimin e shpenzimeve të përditshme për familjet shqiptare, përmes bashkëpunimit mes qeverisë, supermarketeve dhe furnitorëve.

Gjatë prezantimit, Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me subjektet tregtare për promovimin e kësaj nisme, duke propozuar që ekranet dhe tabelat e superofertave të shërbejnë edhe për informimin e konsumatorëve mbi çmimet e produkteve.

Reklamë

Ai ngriti gjithashtu nevojën për bashkëpunim me bizneset, në mënyrë që ekranet informuese të jenë të pranishme në pikat kryesore, duke u dhënë mundësi qytetarëve të identifikojnë çmimet më të arsyeshme.

“Ky do të jetë një lehtësim për konsumatorët. Do të na duhet punë dhe na duhet ndihma e subjekteve për ta promovuar këtë nismë.Këto tabelat e superofertave bëjnë reklamë pasqyrës së çmimeve.

Reklamë

Koha dhe eksperienca do të na mësojnë më shumë. Pasqyra e çmimeve është pjesë e projektit Pasqyra Albania. Duam ta çojmë në nivel krejt tjetër në çdo sektor dhe çdo marrëdhënie qytetar-shtet-sipërmarrje, që të gjithë të shohin me sytë e tyre faktet dhe të vërtetat e përditshme në pasqyrën e së vërtetës.

Pasi pasqyra jonë është mbushur më shumë me pasqyra nëpërmjet telefonit, çfarë nuk shohim e çfarë nuk dëgjojmë, dhe shpeshherë biem pre e manipulimeve.Krijimi i një pasqyre unike, ku shteti është i aksesueshëm me një klik dhe njihesh me fakte dhe të vërteta që burojnë nga fakte dhe jo fjalë, është i domosdoshëm në këtë kohë. Dhe Pasqyra e Çmimeve është një nga këta komponentë, ku nuk ka asgjë tjetër veç fakteve që lidhen me produktet e shportës. Ndërkohë, edhe shumë të tjerë më të vegjël në volume dhe po kaq të rëndësishëm, t’i bashkohen kësaj nisme.“, tha Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.