E hënë, 12 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Nuk do ta harrojmë kurrë që shpëtuat hebrenjtë gjatë Holokaustit”, ministri izraelit: Edi Rama i jashtëzakonshëm

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, vlerësoi miqësinë historike mes Shqipërisë dhe Izraelit, duke u ndalur te mbrojtja e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Holokaustit dhe te mbështetja e Shqipërisë për Izraelin pas sulmeve të 7 tetorit. Sa’ar vlerësoi gjithashtu qëndrimin e kryeministrit Edi Rama kundër terrorizmit të Hamasit, ndërsa theksoi se dy vendet synojnë ta kthejnë miqësinë në bashkëpunim konkret në sektorë si energjia, bujqësia, mbrojtja dhe inovacioni.

“Miqësia jonë është shumë më e thellë sesa diplomacia. Ajo i ka rrënjët në histori. Gjatë Holokaustit, kur hebrenjtë përndiqeshin në të gjithë Evropën, shqiptarët iu hapën shtëpitë dhe shpëtuan jetë. Kjo ishte besa, kodi juaj i nderit, një zotim për të ndihmuar ata në nevojë. Shqipëria ishte i vetmi vend në kontinent që e bëri këtë gjë. Kurrë nuk do ta harrojmë këtë.

Reklamë

Shohim sot po të njëjtën qasje morale në mbështetjen e qartë të Shqipërisë ndaj Izraelit pas masakrës së 7 tetorit.

Shpreh admirimin tim të jashtëzakonshëm për Edi Ramën, një nga udhëheqësit më të jashtëzakonshëm në botën e sotme. Udhëheqja e tij, bindja dhe busulla e tij morale kanë vlerë shumë më përtej Ballkanit Perëndimor. Fjalët e tij të fuqishme kundër terrorizmit të Hamasit patën shumë vlerë për izraelitët.

Po e kthejmë miqësinë në vepra. Duam të ndërtojmë bashkëpunim në fusha si energjetika, bujqësia, mbrojtja dhe inovacioni. Falenderojmë shqipërinë që qëndron kundër terorrizmit dhe antisemitizmit”, tha ministri i Jashtëm izraelit gjatë konferencës së tij të përbashkët me homologun shqiptar, Ferit Hoxha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.