E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Incident i rëndë në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, i dënuari godet në kokë gardianin

Një incident i rëndë është shënuar në burgun e sigurisë së lartë në qytetin e Burrelit.

Mësohet se një i burgosur ka goditur me një mjet të fortë një inspektor, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se autor i kësaj ngjarje është i dënuari Dritan Imeri i cili ka goditur të inspektorin Agron Bebja, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë. Ngjarja ka ndodhur në turnin e tretë në një moment teksa Bebja i ka hapur derën e qelisë të dënuarit Imeri, ku ky i fundit e ka goditur në kokë me një ekspres kafeje të cilin e kishte në dhomë.

Agron Bebja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i dënuari Dritan Imeri është kaluar në sektorin e veçimit.

Reklamë

Për rastin në fjalë ka reaguar edhe drejtoria e burgjeve, ndërsa pranë IEVP Burrel kanë mbërritur edhe përfaqësues të cilët po monitorojnë situatën nga afër.

Dritan Imeri është i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ndodhur në vitin 2017 në Shkodër. Ngjarja ndodhi pranë banesës së tij teksa Imeri kundërshtoi punimet qe po kryente komshiu, mjeku Ilir Alija. Pas një debati mes tyre mësohet se Dritan Imeri nxori pistoletën duke lënë të vdekur mjekun Alija në sy të djalit të tij 16 vjeçar. Dritan Imeri u arratis drejt Francës, ndërsa në vitin 2021 u vetëdorëzua dhe tashmë vuan dënimin me 25 vite në IEVP Burrel, ku dhe sot kreu ngjarjen e rëndë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.